Duke pritur helikopterin, bie në gropë dhe vdes

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:56 | Nga

Një 17 vjeçar nga Japonia ka mbetur i vdekur teksa ishte duke shëtitur në një mal në kantonin Valais të Zvicrës.

Policia ka raportuar se adoleshenti që në ato momente ishte i shoqëruar nga babai i tij, ka rënë në një gropë, dhe nga plagët e marra ka humbur jetën.

Ata ishin duke pritur për helikopterin që do t’i kthente ata në qytet, kur djaloshi ra në një çarje prej 12 metrash.

Kjo tragjedi erdhi në një kohë pasi më shumë se 10 persona kanë humbur jetën në Alpet zvicerane për shkak të një orteku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme