Dihet që Kate Middleton ka pasur një marrëdhënie të mirë me Princin Philip, ndaj në ditën e ceremeonisë mortore të këtij të fundit ajo ka zgjedhur ta respektoi me simbolikat e veshjes së saj.
Ajo është shfaq e veshur me një fustan të gjatë të zi dhe kishte vendosur një gjerdan me perla e diamant, që thuhet se ka domethënie të veçantë.
Mediat a huaja shkruajnë se gjerdani i përket koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshë Elizabeth, të cilës ia ka dhuruar dikur qeveria japoneze. Mbretëresha e ka vendosur atë për herë të parë në vitet ’80 dhe për ditëlindjen e 70 të ish-kryeministres Margaret Thatcher në vitin 1995.
Nga ana tjetër, Kate e vendosi gjerdanin për herë të parë në darkën e 70-vjetorit të martesës së Mbretëreshës me Princin Philip, katër vite më parë. Sipas mediave të huaja, Middleton ka bërë këtë zgjedhje, për të treguar pikërisht se sa pranë Mbretëreshës qëndron mes dhimbjes së saj për humbjen e bashkëshortit.
Gjithashtu kujtomë se gjerdani nuk është i panjohur, pasi atë e ka vendosur edhe Princeshë Diana, për një nga angazhimet e saj para mbretërore.
Fustan i zi i Dukeshës është stiluar nga Roland Mouret e i kushtoi 1,605 paund. Duhet thënë se është i njëjti me atë që është veshur në Festivalin Mbretëror të Legjionit Mbretëror në vitin 2018, me një rëndësi të veçantë për familjen mbretërore. Ndërsa kapela prej kadifeje është stiluar nga Philip Treacy.
Kate e shoqëroi veshjen e saj me vëthët e diamantit Bahrain Pearl Diamond Drop të cilat gjithashtu i përkasin koleksionit të mbretëreshës. Vëthët janë punuar me perlat e dhuruara ndaj Mbretëreshës dhe Princit Philip nga sundimtari i Bahrejn-it në kohën e dasmës së në vitin 1947.