Prezantuesja shqiptare, Rina Imeri, u bë e njohur për publikun si moderatore emisionit të së dielës, “Krejt Ka Pak”.
Ajo ishte aktive dhe prezente në emision deri në muajt e parë të karantinës, gjersa më pas me bllokimin e mëtutjeshëm të masave edhe emisioni u ndërpre.
Përkundër faktit që ka qëndruar larg ekranit dhe palestrës, Rina duket se nuk e ka humbur shkëlqimin gjatë këtyre muajve.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, prezantuesja duket mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të zi, teksa vë në pah linjat trupore.
Bukuroshja nuk ka bërë ende të ditur për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, nëse do të rikthehet me ndonjë format të ri televiziv së shpejti.
Sido që të jetë, ajo ka marrë vëmendjen e fansave me postimet e shpeshta atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.