Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se Kosova duhet ta ketë pjesë të programit kombëtarë trajtimin e kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.
Ajo këto deklarata i ka bërë në debatin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.
“Duhet ta vendosim program kombëtar trajtimin e kancerit të gjirit, që mos të mbesim pa nëna, gra e motra” është shprehur Dumoshi.
Ajo ka falënderuar Zemajn për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.