Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me një grup të të rinjve kanë vizituar Muzeun e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Dumoshi tha kjo është një rasti mirë që të njoftohen me problemet që përballet ky institucion, duke inkurajuar të rinjtë që të mësojnë më shumë për trashëgiminë e Kosovës.
“Kjo është një mundësi e mirë të njiheni me trashëgiminë dhe ndërtesa ka domethënie të madhe. Po është një objekt i vjetër që është ruajtur dhe eksponate të vilat janë gjetur”.
“Kjo do të thotë se toka e Kosovës është shumë r pasur dhe do ti shihni dhe do të çuditeni me gjetjet që janë bërë. Kjo është dita juaj që do të mësoni për trashëgiminë”.
Drejtori i Muzeut, Ajet Leci, tha se duke marrë për bazë gjendet e pandemisë kanë vizita më të reduktuara.
“Këtu jemi në ekspozitën e arkeologjisë dhe keni mundësi me këto artefakte të shihni”.
Mimoza Goci-Dragusha, cicerone, ka folur për ekspozitat që janë të hapura në Muze në këtë kohë.
“Ekspozitat janë të vendosura në mënyrë kronologjike. Muzeut të Kosovës i mungon një pjesë e që gjendet në Beograd. Pastaj kemi shumë eksponate dhe dy replika”.