Vlora Dumoshi shpreh ambicien për të kandiduar për kryetare të Prishtinës

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku tashmë është deklaruar publikisht se nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, duke lëshuar rrugë për kandidatët tjerë.

Frashër Demaj thotë se pesë degët e Prishtinës do të vendosin se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeqytetin.

Ndërkohë Vehbi Kajtazi i pranishëm në “Debat Plus”, thotë se Vlora Dumoshi ka shprehur ambicien për të garuar për kryeqytetin.

“Më shënoi Vlora Dumshi. Tha se jam e gatshme të garojë për kryetare të Prishtinës”, deklaroi Kajtazi.

Frashër Demaj ka reaguar duke thënë se “Vlora Dumoshi është e Degës së IV dhe pse të mos jetë një kandidate e mundshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme