Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci, raporton Ekonomia Online
Ajo tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe.
“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë po mundohemi ta organizojmë në këtë mënyrë…”
“Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do t’i kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”.
“Adem Mikullovci njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90-të dhe si deputet i Kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, tha Dumoshi.
Me këtë rast ajo ngushëlloi gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij.