Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në “debat n’shilte” me të rinjë të organizuar në bashkëpunim me OJQ-në “Together Intiaitve for Progress”, raporton Ekonomia Online.
Ajo theksoi se qëllimi i saj ka qenë të iu japim rast të rinjve që të hyjnë në institucione dhe të shohin rrjedhën e punës aty.
Ajo shtoi se për rininë kanë paraparë 1 milion e 500 mijë euro që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve.
“Këto punësime kanë ndodhur edhe më herët në numër më të vogël. Po ata të rijnë kanë vazhduar punën. Uroi që shumë shpejt të bëjë thirrje dhe ftoi që të aplikojnë për punësim në vendet që do të hapen”, tha Dumoshi.
Ajo tha se kanë programin e edukimit joformal duke shtuar se me këto programe i përgatisin te punësuarit se si të shkruhet një projekt dhe CV.
“Ne jemi duke përforcuar edhe këtë pjesën e vullnetarizmit të cilën njerëzit e bëjnë dhe këto po mendojmë qe ta fusim si përvojë punë. Projektligji që do të bëhet do të ketë edhe pjesën e diskutimit publike edhe nëpër komuna të ndryshme”, deklaroi ajo.
Edis Prapashtica, Përfaqësues i Zyrës rajonale për bashkëpunim Rinor(RYCO) tha se ka pas rast me bashkëpunuar me ministren, dhe tha se i ka mbështetur vazhdimisht.
” Meqenëse e kemi pasur në Prishtinë kemi pasur kënaqësinë edhe me mësuar prej saj. Si përfaqësues i të rinjve ko mu mundu që idetë dhe sugjerimet mi përcjellë atje por edhe me aktivitete të tjera me pas raste me bashkëpunuar. Përveç mbështetjes kemi fat që edhe shumë organizata janë mbështetur nga Ministrja Dumoshit sepse jemi në kushte më të vështira shkaku i pandemisë”.