Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.
Ministrja Dumoshi tha se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike dhe dy fushave të tenist.
“Kam e nderuar që jam në Gjilan, gjithashtu shprehi ngushëllime familjes Bllaca për tragjedinë. Është vizita ime e parë si ministre në Gjilan. Në aprovimin e buxhetit për këtë vit e njoftova kryetarin që do të ketë investime në rregullimin e stadiumit të kategorisë së katër ku mund të zhvillohen lojë miqësore”.
“Ne kemi tifozë të shkëlqyer të Gjilanit dhe është mirë që kijt e mëdha të luhen në gjithë Kosovën. E kemi në buxhet palestrën në Gjilan, do ta rregullojmë kulmin dhe nxehjen. Ne kemi paraparë që t’i ndërtojmë edhe dy fusha të tenisit në Gjilan”.
“Ne do t’i zhvillojmë të gjitha sportet në Kosovë dhe gjithashtu unë kam pas dje një takim me ta, dhe flamuri Kosovës do të valojë me shumë sportistë dhe në komunën e Gjilanit për vitin e ardhshëm do të fillojmë me pishinën gjysmë olimpike”.
Haziri falënderoi ministren Dumoshi për vizitën dhe tha se është shumë me rëndësi që një ministre e kulturës po e viziton komunën e Gjilanit.
Ai tha se teatri dhe stadiumi janë disa nga programet ku do të ketë bashkëpunim të madh.
“Jam i nderuar që menjëherë pas marrjes detyrës ministrja është në vizitë në Gjilan. Po ashtu e njoftova kalendarin kulturor dhe biseduam për projektet dhe programet tona e falënderoj për solidaritetin dhe shpresojmë ta mirëpres në Gjilan për ndihmesat e mëdha”.
“Teatri dhe stadiumi janë disa nga programet ku do të bashkëpunojmë dhe ministrja ka me avanca këtë ministri”.
Më pas Haziri dhe Dumoshi kanë vizituar teatrin e qytetit.
Komuna e Gjilanit sot ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore pasi kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, e ka shpallur ditë zie pas tragjedisë së ndodhur të martën në familjen Bllaca.