Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka filluar vizitën në komunën e Gjakovës ku ka nënshkruar memorandum me kryetarin Ardian Gjini, raporton Ekonomia Online.
Më pas, të dy do të vizitojnë stadiumin e qytetit ku edhe do të nis faza e parë e ndërtimit, projekt të cilin e financon MKRS-ja.
Dumoshi pas nënshkrimit të memorandumit u shpreh se ky memorandum ka të bëjë me përfundimin e punimeve të fushave të tenisit, pasi këto punime janë stërzgjatur.
Ndërsa, kryetari Gjini falënderoi ministren për vizitën. Ai shprehu gatishmërinë që ky projekti i fushave të tenisit të përfundohet sa më shpejtë.