Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar komunën e Fushë-Kosovës ku është takuar me kryetarin Burim Berisha, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit Dumoshi i ka siguruar Berishës mbështetje për projekte sportive e kulturore.
Ajo ka bërë të ditur se këtë vit në kalanë e Harilaqit do të investohen 20 mijë euro.
“E kemi Palestrën Sportive, ku shpejt do të niset me punime e kemi më pas edhe Muzeun e Natyrës që është duke u ndërtuar në këtë territor”.
“Kryetari e ka një projekt për një kompleks sportiv ku do t’i bashkëngjiten edhe fushat sintetike edhe fushat e tenisit. Kjo do të jenë në funksion të sportistëve”.
“Te Kalaja e Harilaqit, këtë vit i kemi para parë 20 mijë euro”, tha ajo.
Kurse kreu i Fushë-Kosovës, u shpreh mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së për këtë komunë, raporton EO.
“Ishte një takim shumë i këndshëm shumë miqësor. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë që të kemi sa më shumë fusha sportive dhe evenimente kulturore”.