Dumoshi takon të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Qëllim kemi ta ndalim migrimin

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 10:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka pritur  një grup të të rinjve në takim, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e MKR-së, Vlora Dumoshi fillimisht ka falënderuar të rinjtë për vizitë duke u siguruar mbështetje të vazhdueshme.

Ajo ka thënë se me 820 mijë euro kanë përkrahur projektet e të rinjve nga e gjithë Kosova. Dumoshi gjithashtu ka thënë se kanë synim ta ndalin migrimin e të rinjve.

“Prioriteti ynë më i madh është rinia. Programi jonë është avancimi i të rinjve dhe avancimi dhe ne kemi pasur shumë thirrje dhe njëra ndër to është ndërmarrësia. Paketa e rimëkëmbje që Hoti e ka paraparë e ka paraparë edhe MKRS-në që të ndahet një shumë dhe të kthehet në punësim për të rinjtë”.

“Ne po kalojmë në një situatë të rëndë por prej muajit mars në mënyrë aktive kemi qenë me Departamentin e Rinisë dhe kemi pasur takime të shumta me ndërkombëtarët dhe sivjet”.

“Rreth 820 mijë kemi përkrahur projektet që kanë ardhur nga të rinjtë prej të gjitha vendeve të Kosovës. Qëllimi jonë është që edhe ta ndalim migrimin që të rinjtë të mos shkojnë jashtë”.

Kastriot Luma, nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, ka kërkuar që të përkrahjen nga institucionet, raporton EO.

“Neve këto ditë na gëzojnë kur e dimë që ka  ditë për ne dhe festohen për ne. Mendoj që janë të rëndësishëm sepse përkrahja për neve është e rëndësishme”.

“Ne kemi bërë aktivitete të ndryshme, por gjendja me pandeminë e ka rënduar situatën”.

Të ngjashme