Dumoshi u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për mbështetje në fondin emergjent prej 5 milionë €

Gjilan | 02 Kor 2020 | 13:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë vënia e gurthemelit të stadiumit ndihmës në lagjen “Arbëria” në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi tha se investimi në fushën ndihmëse në lagjen “Arbëria” ka koston rreth 550 mijë euro.

Me këtë rast Dumoshi, bëri thirrje të rinjve dhe organizatave rinore që të aplikojnë për mbështetje nga fondi emergjent 5 milionësh që është ndarë për MKRS-në, për kulturë, rini, sport e trashëgimi.

“Sot bashkë me zëvendësministren jam në komunën e Gjilanit ku në programin tonë bashkë me Federatën e Futbollit programi jonë është për avancimin e sportit në përgjithësi e në veçanti me futbollin, investimi është rreth 2 milionë euro dhe bëhet në katër komuna dhe fusha e sotme ka koston prej 550 mijë euro”.

“Ftojë të rinjtë dhe organizatave rinore që të aplikojnë për mbështetje nga fondi emergjent 5 milionësh që është ndarë për MKRS-në, për kulturë, rini, sport e trashëgimi”.

Sekretari i FFK-së Eroll Salihu ka thënë që ky është projekt i përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Federatës.

“Megjithatë ju përkujtojë ky është projekt i përbashkët me MKRS-në dhe Federatën dhe më vjen mirë që kryetari është mëshiruar në të gjitha aktivitet që ka Gjilani dhe është fat që Gjilani ka pasur dy ekipe në Super Ligë”.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se të rinjtë e Gjilanit do të shkollohen e stërviten në këtë stadium. Haziri mes tjerash ka thënë se ky është stadiumi i tretë në Gjilan.

“Ministrja dhe zëvendësministrja sot janë në Gjilan për të parë punimet në infrastrukturën sportive dhe për ta inauguruar stadiumin ndihmës të Gjilanit, i cili ka lind më 2 korrik dhe po mbetët i njëjti emër”.

“Të rinjtë tanë do të shkollohen e stërviten por edhe klubet do t’i kryejnë stërvitjet në këtë stadium dhe do të motivohen prej lojës së bukur që e keni bërë ju në kohë të vështira dhe në kohë të mira dhe që na keni bërë të ndihemi mirë”.

“Në fakt ky është stadiumi i tretë në Gjilan. Ne një stadium e kemi përfunduar së bashku me Bashkimin Evropian, i cili po kategorizohet dhe një tjetër nga MKRS-ja në lagjen ‘Zabeli’ në këtë qytet”, tha Haziri.

Këto stadiumet ndihmë se janë projekt i përbashkët i MKRS-së, FFK-së dhe komunave dhe ndërtohen për ekipet e futbollit të cilat garojnë në Super Ligën e Kosovës.

Gjashtë fusha ndihmëse janë ndërtuar edhe gjashtë pritet të ndërtohen në tërë Kosovën.

Të ngjashme