Duraku: Të gëzuar për koeficientin sot i kam parë veç ministrat e deputetët e Kurtit

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Bërja publike e koeficientit të ri të pagave, ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë palë mbetën të pakënaqura me vendimin e Qeverisë, që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

Se të pakënaqur janë edhe stafi mjekësor, në INFO10 u shpreh edhe ish-nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku i cili tha se të kënaqur sot janë vetëm ministrat e deputetët.

“Në realitet, të gëzuar e të entuziazmuar për koeficient sot i kam parë vetëm ministrat e deputetët, Ymer Ymerin e Rrahman Jasharin të SBASHK-ut që në fund s’ditën ka me ia mbajte kur e panë që gjitha sindikatat e tjera janë kundër këtij koeficienti, pasi që nuk i përfaqëson interesat e tyre e as nuk jau mbulon shpenzimet. Sa i përketë komunitetit të infermierëve konsideroj se është veç një rritje estetike, kozmetike. Sepse rekomandimet e sindikatave të shëndetësisë nuk janë marrë për bazë asnjë”, ka thënë ai.

Tutje, Duraku ka thënë që shumë sindikata kanë dorëzuar ankesat tek Avokati i Popullit përfshirë edhe ata.

“Ligji si fillim ka qenë i predisponuar për zhvlerësim, sepse kemi informata që sindikata të ndryshme sot kanë dërguar ankesat e tyre tek Avokati i Popullit. Ku edhe sot vetë e kam dorëzuar ankesën me të gjitha shkeljet e pabarazitë brenda komunitetin shëndetësor, që pritet brenda afatit ligjor të marrim përgjigje sa ka qenë e bazuar kjo.”, ka thënë Duraku.

Të ngjashme