Ylli i NBA, Kevin Durant, duket se planet e tij i ka bërë edhe jashtë sferës së basketbollit.
Tashmë anëtar i Brooklyn Nets, Durant nuk ka arritur që të nis sezonin e ri akoma, pasi vuan nga një dëmtim që pësoi në finalet e sezonit të kaluar.
Gjatë kohës sa ishte jashtë parketit, duket se KD ka planifkuar që të blejë aksione tek një skuadër futbolli.
‘The Athletic’ raporton se amerikani ka tentuar dy herë që të blejë aksione tek skuadra e DC United, transmeton lajmi.net.
Skuadra e DC United garon në MLS, Superligën e Amerikës, ku në shërbimet e saj ka edhe yje si Wayne Rooney.
Durant ka dështuar në dy herat që të marrë një përqindje të aksioneve mbi emrin e tij. Mbetet të shihet nëse ai do të tentojë përsëri.