Durmishi: Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video të rrugëve, duke shkruar se është intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica. Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Të ngjashme