Zëvendësministri i Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë mbajtur një konferencë për media për të treguar se çfarë po ndodhë më projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Durmishi tregoi që pas analizave të projektit nga ekipet profesionale kan ardhur në përfundim se duhet të bëhen disa ndryshime në këtë rrugë, në mënyrë që projekti të jetë më funksional dhe të përfundoj në një afat më të shkurtër kohor.
Pas raportit të komisionit Hysen Durmishi tregon që nënkalimet që janë paraparë të ndërtohen në këtë rrugë janë hequr nga projekti dhe janë zëvendësuar më rrethrrotullime ku është paraparë të ndërtohet edhe një rrethrrotullim shtesë në një pozitë tjetër, për arsyeje që do ndërtohet autostrada Besi-Merdare ku në momentin që kjo autostradë të ndërtohet, nuk do të ketë më fluks në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Durmishi ka treguar që janë bërë edhe disa ndryshime tjera në këtë projekt rrugor, si shtimi i disa mureve mbrojtëse dhe ndërtimin të një ure e cila nuk ishte në kuadër të porjektit, ku e gjitha këto do të realizohen do e kenë koston e njejtë me vlerën e kontratës së paraparë.
Hysen Durmishi ka thënë se kanë bërë një plan të ri dinamik për punimet në këtë rrugë, ku sipas ti do përfundojnë në fund të muajit Tetor.
“Do përfundoj ndërtimi i urës, do përfundoj dy shtresat me asfalt dhe gjatë nëntorit do të punohet në përfundimin e mureve mbrojtëse te varrezat e dëshmorëve ku një murë mbrojtës ka përfunduar dhe do përfundoj shtresa e tretë e asfaltit” tha ai gjatë konferencës.
Durmishi tha që planifikojnë që në fund të nëntorit të bëhet pranimi teknik i kësajë rruge dhe të lëshohet në përdorim.
“Pra ky segment i rrugës, kjo kontratë me 4.2 kilomentra në fund të nëntorit do të jetë e përfunduar në tërësi.” tha Durmishi.