Ushtruesi në detyrë i ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka dal në terren për të parë nga afër punimet që po bëhen në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ pas reshjeve të fundit të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheut.
“Sonte isha në terren për të parë nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka njoftuar se ndërhyrja u realizua me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej në asnjë moment dhe qarkullimi të zhvillohej sa më i lehtë dhe i sigurt.
“Po ashtu, jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova””, ka shkruar në njoftim Durmishi.