Durrësi me oferta të volitshme për kosovarët

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 08:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimet në një hotel në Durrës janë 20 përqind më lirë këtë vit se vitet paraprake, thotë kryetari i shoqatës së Turizmit në Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, raporton Ekonmia Online.

Bëhet fjalë për hotel “Bonita”, për të cilin Kurtishaj thotë se ka standarde të larta të shërbimeve për pushues.

“Hotel Bonita është emër i njohur për shqiptar të Kosovës dhe kemi vite që bashkëpunojmë gjatë dhe dua të sigurojë qytetarët se ky hotel ka standard të lartë të shërbimit. Çmimet janë më të lirë dhe shërbimet me të mira. Ka mbi 20% të çmimeve më të lira. Do të ketë numra në rritje të pushuesve kosovarë në Shqipëri këtë vit. Ku ka më mirë se të flasësh shqip dhe pushimet t’i kalosh me bashkatdhetar në Shqipëri”, shtoi Kurtishaj.

Ndërsa pronari i hotel “Bonita”,  Astrit Ismaili ka thënë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme s ai përket Covid-19.

Tutje, ai tha se akomodimet janë me standarde të cilësisë së lartë dhe ofron të gjitha kushtet për pushim të qetë.

“Ne si hotel ‘Bonita’ kemi marrë të gjitha masat duke qenë nga përvojat me të kaluarën sa i përket një viti pandemik shumë të vështirë. Ndër masat është vaksinimi i personelit. Janë shtuar masat anti-Covid. Zotëri Kurtishaj ka bërë një punë të mrekullueshme duke sjellë turistët e Kosovë në Shqipëri. Hotel ‘Bonita’ i ka akomodimet me standarde të cilësisë së lartë dhe ka ushqime tradicionale. Në bashkëpunim me shqiptarët, diasporën dhe ‘Sharrin’ që bashkëpunojmë shumë vite, intensiteti në kohë pandemie ka qenë shumë të lartë dhe ka klientë të Sharrit. Hoteli ‘Bonita’ ofron të gjitha kushtet për pushim të qetë dhe sigurt”, tha Ismaili.

Të ngjashme