Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Florian Dushi, duke folur për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër ka thënë se ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi.
Sipas tij, duke marrë parasysh qëndrimin e Vjosa Osmanit e cila është shprehur kundër koalicionit me AAK-në e Nismën, nga LDK-ja është menduar se e njëjta nuk do ta pranonte postin.
“Osmani nuk do ta pranonte postin e kryeministrit prandaj kemi kaluar tek opsioni tjetër. Në mesin e të propozuarve për kryeministër kanë qenë Lutfi Haziri i cili nuk është dukur i interesuar në këtë fazë, pastaj Kujtim Shala i cili gjithashtu nuk ka qenë i interesuar, por Avdullah Hoti ka qenë i gatshëm të marrë përgjegjësi. Ka një tendencë që LDK të paraqitet në një pozicion mes dy zjarresh. Unë mendoj që LDK ka pozicion shumë stabil në kuptimin e votës që ajo merr”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë, duke shtuar se janë më shumë se 60 deputetë.
Dushi ka deklaruar se bashkë me dy partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje shumë shpejtë.
Ai thotë se asnjëherë nuk e kanë mashtruar elektorati e LDK-së.
“Ne jemi marrë vesh për programin me VV-në shumë shpejtë, por kemi pas telashe pastaj me ndarjen e disa pozicioneve. Kur flasim për AAK-në Nismën kemi të bëjmë me subjekte politike që dallimi i votave që ka LDK-ja me këto subjekte është i madh, prandaj edhe marrëveshja ka qenë më i lehtë. Në asnjë rast nuk e kemi mashtruar elektoratin. Ne qysh para zgjedhjeve kemi marrë vendim që nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Tashmë nuk ekziston PAN-i janë parti individuale. Ne duhet ta kuptojmë sistemin tonë parlamentar dhe t’i mirëkuptojmë koalicionet e domosdoshme”, ka thënë ai.
Ai thotë se LDK-j asnjëherë nuk e ka keqpërdorur qëndrimin e VV-së.