Vajza nga Drenasi e cila dyshohet se është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe nga një polic, ka rrëfyer gjithë historinë e saj të trishtë.
“Jam shumë e shqetësuar për shkak të rastit që ka ndodh”, ka thënë ajo për Insajderin.
“Profesori i Informatikës filloi të më ngacmojë në klasën e 10-të, pastaj më dhunoi edhe seksualisht”.
“Ka filluar të më shkruaj në rrjetet sociale, me të kam pranuar të dalë pas një jave – në veturë e kemi pas marrëdhënien e parë seksuale. Pastaj më ka lënë shtatzëne profesori. Për një vit kam qenë e dhunime nga ai”.
“Ai më ka mashtruar. Ka thënë se rrugët tona do të hapen kur unë ta përfundojë shkollën. Pastaj kam marrë vendim dhe më 14 shtator 2016 e kam paraqit rastin në polici. Kam qenë 16 vjeçe”.
Vajza tregon pse më pas e ka tërhequr padinë për profesorin.
“Në janar 2017 e kam heq deklaratën. Kur profesori më premtoi se do të më marrë, nëse nuk do ta hiqja më tha se do të më vras”.
Tutje ajo tregon se si rrodhi ngjarja me hetuesin Vesel Veseli.
“Aty ka qenë edhe Vesel Veseli kur e kam dhënë deklaratën. Atë natë me një shok më ka sjell në shtëpi dhe më tha ‘nuk paska pas faj profesori’”.
“Ma kërkoi numrin, më tha nëse nuk ma jep e gjej për dy minuta. Më pas filloi duke më shkruar. Duke më shantazhuar më ka bind edhe me dalë me të”.
“Më tha nëse nuk del me mu – kur unë të them unë, do të mbysë”.
“Mbas dy ose tre ditësh jam imponuar për të dalë për shkak të frikës, nuk doja me pas probleme familja ime. E kam majtë rastin brenda vetës, meqë e kam një vëlla hasret s’kam dashtë me pas ai probleme”.
“Marrëdhënia me policin ka zgjatë 6-7 muaj. Pasi kam mbet shtatzënë më ka detyruar ta abortojë fëmijën pa dëshirën time”.
“Më ka thënë nëse nuk e heq fëmijën ka me ra në konop”.
“Kam abortuar më 15 janar, 18 vjet e kam kryer abortin. Para moshës 18 vjeçe kam qenë me Veselin, kam qenë e mitur”.
E reja nga Drenasi kërkon që profesori, polici, por edhe mjeku të marrin dënimin maksimal.
“Jam e gatshme t’i shkojë rastit deri në fund”.