Dy aeroplanë ushtarak mbi qiellin e Kosovës

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Dy aeroplanë ushtarak, një i Forcave Ushtarake të Suedisë dhe një i ushtrisë amerikane, kanë flutuar të enjten mbi qiellin e Kosovës, bëhet e ditur nga platforma ajrore e gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar 24. 

Sipas të dhënave të paraqitura në platformën Flight Radar24, një aeroplan suedez “Air Force Gulfstream” po ateronte në Kosovë sot rreth orës 10:30, transmeton Paparaci.

Ndërkaq, një aeroplan ushtarak amerikan, furnizues i karburanteve, “Air Force KC-135E”, u largua sot nga Kosova. Ai është ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mëngjesin e sotëm, për t’u larguar jashtë kufirit ajror në jug të Kosovës, njofton platforma Flight Radar24.

Të dy aeroplanët janë të modelit ushtarak.

Të ngjashme