Dy amerikanë rrëmbejnë Nobelin për Mjekësi

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Çmimi Nobel në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë iu dha të hënën shkencëtarëve amerikanë David Julius dhe Ardem Patapoutian. Ata u vlerësuan për zbulimin e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

Shpalljen e fituesëve e bëri sekretar i përgjithshëm i Komitetit Nobel, Thomas Perlmann, transmeton Klankosova.tv.

Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe mbi 1.14 milion dollarë. Paratë e çmimit vijnë nga një amanet i lënë i krijuesit të çmimit, shpikësi suedez, Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

Vlerësimet e tjera u bënë edhe për punë të jashtëzakonshme në fushat e fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.

Të ngjashme