Dy derbi në Itali, njëri më i nxehtë se tjetri

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 09:11 | Nga

E shtuna në kampionatin italian ka rezervuar për të gjithë tifozët e futbollit dy derbi interesant, shkruan Klan Kosova.

Derbi i kryeqytetit mes Romës dhe Lazios do të zhvillohet në Stadio Olimpico nga ora 15:00.

Lazio gjendet e katërta në tabelë me 12 pikë të arkëtuara dhe kanë vetëm një humbje kurse gjallorosët kanë tetë pikë me vetëm një fitore.

Ndërsa në Torino, do të ballafaqohet kampioni me nënkampionin në fuqi duke filluar nga ora 18:00.

Juventus nuk ka asnjë humbje që prej kur ka filluar kampionati e pret në Allianz Stadium, Napolin që ka të regjistruar vetëm një humbje.

Në pesë ndeshjet që janë zhvilluar mes dy ekipeve, bilanci është i barabartë pasi biankoneërt kanë dy fitore njëjtë sikur napolitanët, kurse vetëm një ndeshje ka përfunduar me barazim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme