Gjatë mëngjesit të djeshëm, dy derra të egër janë parë në afërsi të shkollës fillore “Naum Veqilharxhi”, në Llapashticë të Komunës së Podujevës.
Në pamje shihen derrat teksa qarkullojnë lirshëm në rrugët e fshatit.
Ky veprim i ka shqetësuar nxënësit dhe banorët e fshatit, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga organet e sigurisë së Kosovës.