Avokati i Komunës së Gjilanit është duke ndjekur penalisht drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili akuzohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai ka lejuar bizneset të operojnë në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike pa pasur leje të lëshuar nga autoritetet komunale.
Drejtori komunal akuzohet se nuk ka marrë masa për lirimin e hapësirave publike dhe se Komuna e Gjilanit në këtë rast është cilësuar si palë e dëmtuar. Avokati i Komunës ka përkrahur akuzën e prokurorisë duke i’u bashkangjitur ndjekjes penale. Por drejtori Korça nuk është suspenduar nga puna.