Më 25 shtator, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-266 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion.
Në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg), kampionia në fuqi, Valentina Shervchenko, do të mbrojë titullin kampion ndaj amerikanes Lauren Murphy. Për Shevchenko kjo do të jetë hera e gjashtë që mbron titullin kampion dhe konsiderohet favorite.
Për meshkuj do të zhvillohet sfida për titullin kampion të peshës “featherweight” (pesha deri 66kg), mes kampionit në fuqi, Alexander Volkanovski dhe sfidantit Brian Ortega. Një duel që konsiderohet i ekuilibruar mes dy sportistësh me përvojë në kafaz.
Në eventin UFC-266 rikthehet në kafaz pas 6 vitesh mungesë edhe Nick Diaz, vëllai i Nate Diaz. Ai do të duelojë në peshën e mesme ndaj amerikanit Robbie Lower, një përballje që pritet me interes për fansat e këtij sporti.
UFC-266, Duelet kryesore
Alexander Volkanovski – Brian Ortega (featherweight)
Valentina Shevchenko – Lauren Murphy (flyweight)
Nick Diaz – Robbie Lower (pesha e mesme)
Curtis Blaydes – Jairzinho Rozenstruik (pesha e rëndë)
Jessica Andrade – Cynthia Calvillo (flyweight)