Java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy duelet e radhës.
Sot në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.
Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.
Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.