(E plotësuar) Dy të mitur, 13 dhe 15 vjeç u mbytën ditën e sotme në Liqenin e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë gjithësej 7 të mitur që kanë dalë në liqen me varkë për t’u larë dhe pasi i ka marrë rrjedha e liqenit, vetëm 5 kanë shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vrakës, disa kilometra në veri të qytetit të Shkodrës.
Policia së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.
Tre fëmijë dyshohet se janë mbytur në liqenin e Shkodrës
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Shkodër.
Policia bën me dije se dyshohet se janë mbytur tre fëmijë të cilët po laheshin në liqenin e Shkodrës.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e trupave.
Detaje të tjetra pritet të dalin rreth ngjarjes në orët në vijim.