Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë, ku një fëmijë ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një granate.
Informacionet e deritanishme janë papraprake, por mësohet se fëmijët po luanin me granatën teksa luanin së bashku. Si pasojë e shpërthimit, një fëmijë ka vdekur, kurse tjetri është plagosur. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijë së plagosur. Moshat e fëmijëve janë 7 dhe 10 vjeç.