Ukrainë: Babai i viktimës shpërthen dy granata në gjykatë

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 16:49 | Nga

Policia thotë se një person ka shpërthyer dy granata gjatë një gjykimi për vrasje në qytetin Nikopol në Ukrainë, duke vrarë veten dhe plagosur shtatë persona të tjerë.

Babai i një viktime kishte marrë dy granata në gjykatë dhe i ka detonuar ato, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Hanna Strachevska, zëdhënse e Policisë Kombëtare për rajonin Dnipropetrovsk.

Ky person është vrarë dhe shtatë persona – përfshirë tre të pandehur, dy roje, një punëtor të gjykatës dhe një shikues- janë lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ka njoftuar Strachevska.

Të pandehurit janë duke u gjykuar për vrasjen e dy personave me pushkë në shkurt të vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme