Nga Italia vjen një lajm që ka në qendër të vëmendjes skuadrën e Partizanit.
Chievo është vënë në ndjekje të dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së kuqe: kapitenin Alban Hoxha dhe mesfushorin Jurgen Bardhi.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtori sportiv i klubit veronez, Giancarlo Romairone po ndjek me vëmendje Hoxhën dhe Bardhin, të cilët i konsideron si përforcimet e mundshme të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm, transmeton TCH.
Chievo në këtë sezon ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit në Serinë A italiane dhe objektivi i saj është mbijetesa. Ndërkaq, Partizani ndodhet në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit dhe deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sivasporin e Antalyasporin.
Sfida e radhës e “Të Kuqve” është ajo me Dinamon e Zagrebit, që do të luhet të hënën.