Një gjykatë në Bjellorusi i ka dënuar dy gazetare me nga dy vjet burgim me akuzat për shkelje të rendit publik.
Kjo për shkak se ato kanë mbuluar një protestë të zhvilluar kundër presidentit kontrovers, Alexander Lukashenko, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Gjykata në kryeqytetin Minsk, ua ka caktuar nga dy vjet burgim, Katsiaryna Andreyeva dhe Daria Chultsova, gazetare këto nga mediumi i pavarur, Belsat TV.
Ato janë arrestuar më 15 nëntor 2020, në një banesë në Minsk nga ku kishin bërë filmimin e drejtpërdrejtë të protestës.
Kujtojmë se në Bjellorusi janë duke u zhvilluar protesta prej kur rezultatet zyrtare nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, ia lejuan presidentit Alexander Lukashenko mandatin e gjashtë të radhës.
Opozita dhe disa punonjës të sondazheve po vlerësojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara.