Dy gra kanë pësuar lëndime trupore nga ashensori.
Ngjarja ndodhi në një objekt banesor në rrugën “Ismajl Qemajli” në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 22:38.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm””, tha ai për Klankosova.tv
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa nuk dihet më tepër për gjendjen shëndetësore të viktimave.