Në vagonin e një treni ku ndodhej vetëm një burrë, vijnë ulen dhe dy gra të bukura.Pak pas nisjes së trenit, njëra i thotë tjetrës:- Dëgjo e dashur, kam kaq shumë shpenzime që nuk i mbuloj dot më! Nuk e di se si do t`ia dal….
– Bëj siç bëra unë. Zër një të Dashur që të të japi 2000 Euro në muaj.
– Por unë nuk njoh asnjë burrë që të ketë mundësi të më japë një shumë të tillë!-
Atëherë zër dy dashnorë që të japin nja 1000 secili…..
– Edhe me 1000 më duket shumë!- Atëherë zër katër dashnorë që të japin nga 500 secili!Në këtë moment burri ngre kokën nga gazeta e tij dhe thotë:
– Kur të arrini te 100 Euro në muaj, më thoni dhe mua se jam dakord të bëj pjesë në 20 burrat që ju duhen !!