Dy institucionet më të rëndësishme të hetuesisë me ushtrues detyre

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Prej prillit institucioni më i rëndësishëm i hetuesisë, Prokuroria Speciale, ka mbetur pa kryeprokuror. Qe rreth tetë muaj ky institucion është duke u udhëhequr me ushtrues detyre.

Pa kryeprokuror ka mbetur edhe institucioni i dytë me i rëndësishëm i hetuesisë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila nga ana territoriale mbulon zonën më të madhe nga qershori është pa kryeprokuror. Edhe ky institucion është me ushtrues detyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qe disa muaj Këshilli Prokurorial i Kosovës është në proces për zgjedhjen e këtyre dy pozitave.

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, është pensionuar në prill e ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, është pensionuar në qershor. Pensionimi i këtyre të dyve ka lënë këto institucione me ushtrues detyre.

Fillimisht konkursi për të dy pozitat ishte anuluar. Në proces të zgjedhjes së kryeprokurorëve të rinj për të dytën herë ky institucion është prej 1 gushti.

Të ngjashme