Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë paraparë të mbahen dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj. E para sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës dhe e dyta sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
Grupet parlamentare kërkuan që të shtyhen interpelancat për kryeministrin Haradinaj pasi që GP i AAK-së ka njoftuar se kryeministri mund të jetë të premten në Kuvend për iu përgjigjur deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Me shumicë votash për, u vendos që interpelancat të shtyhen për të premten.