Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në aksident ishte e përfshirë një veturë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana