Drilon Hazrollaj është ndoshta futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në këtë edicion.
Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia mësyjnë yllit të ri të Malishevës.
Sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt” në versionin e saj turk, klubi i njohur i këtij vendi, dy klube turke, Göztepe dhe Kasimpaşa ia kanë mësyrë yllit të ligës elitare të futbollit kosovar.
“Sulmuesi 20 vjeçar i krahut i Kombëtares së Kosovës, i cili ka bërë mrekulli në këtë sezon, është nën vëzhgimin e ngushtë të presidentit të Göztepes, Rasmus Ankersen, por për këtë do të duhet të konkurrojë me Kasimpaşan. Së fundmi, lojtarët ballkanikë vazhdojnë ta tregojnë forcën e tyre në ligën tonë. Džeko, Rashica, Haxhiahmetovic, Hajradinoviç, Visca, Muçi, Manaj, janë vetëm disa prej tyre”, shkruan Transfermarkt./GE