Dy klube të njohura turke e duan Drilon Hazrollajn

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Drilon Hazrollaj është ndoshta futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në këtë edicion.

Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia mësyjnë yllit të ri të Malishevës.

Sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt” në versionin e saj turk, klubi i njohur i këtij vendi, dy klube turke, Göztepe dhe Kasimpaşa ia kanë mësyrë yllit të ligës elitare të futbollit kosovar.

“Sulmuesi 20 vjeçar i krahut i Kombëtares së Kosovës, i cili ka bërë mrekulli në këtë sezon, është nën vëzhgimin e ngushtë të presidentit të Göztepes, Rasmus Ankersen, por për këtë do të duhet të konkurrojë me Kasimpaşan. Së fundmi, lojtarët ballkanikë vazhdojnë ta tregojnë forcën e tyre në ligën tonë. Džeko, Rashica, Haxhiahmetovic, Hajradinoviç, Visca, Muçi, Manaj, janë vetëm disa prej tyre”, shkruan Transfermarkt./GE

Të ngjashme