Liverpool ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i tyre i verës, Zubimendi.
“The Reds” pritet të kërkojnë sërish transferimin e tij në janar, por sipas ‘teamtalk’ skuadra e drejtuar nga Arne Slot do kenë konkurrencë nga Arsenal.
Zubimendi, ka një klauzolë largimi prej 60 milionë me ty dyja skuadrat që janë të gatshme t’a paguajnë atë shumë.
Hiç më larg se gjatë kësaj vere, Zubimendi e kishte refuzuar një kalim në Angli, pasi kishte hudhur poshtë ofertën e Liverpoolit, për të qëndruar në Real Sociedad.