Dy klubet e mëdha angleze në garë për Eriksenin

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për transferimin e Christian Eriksenit.

Reprezentuesi danez po kalon formë të mirë me Brentfordin në Premierligë, pas rikthimit të tij pas arrestit kardiak që pësoi gjatë Evropianit të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Eriksen u rikthye edhe te Kombëtarja e Danimarkës së fundmi, ku shënoi në dy miqësoret me Holandën e Serbinë në muajin e kaluar.

Dhe, sipas “Daily Mail”, 30-vjeçari tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit dhe ish-klubit të tij, Tottenham Hotspur.

Eriksen te skuadra e radhës mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Brentfordin skadon më 30 qershor. 

Të ngjashme