Dy kompjuterët që kanë mbetur në hapësirë

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Dy servera HP që janë dërguar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në gusht të 2017-ës si një eksperiment ende nuk janë kthyer në Tokë, tre muaj pas kohës së synuar për t’u kthyer.

Së bashku, ato përbëjnë Kompjuterin Hapësinor, i cili vepron me burim të hapur në sistemin Linux, dhe ka fuqi të procesimit të një superkompjuteri.

Ata u dërguan për të parë se sa të qëndrueshëm do të ishin në hapësirë pa trajtimin minimal të specialistëve.

Pas 530 ditësh, ata ende punojnë.

Fluturimi i tyre i kthimit ishte shtyer për një kohë të pacaktuar, pasi një raketë ruse dështoi në tetor të 2018-ës.

Adrian Kasbergen nga HP tha se ata mund të kthehen në qershor të vitit 2019 nëse ka hapësirë për një fluturim, “por tani ata nuk kanë marrë një biletë kthyese”.

HP po punon me NASA-n dhe Space X të Elon Musk për të pasur gati kompjuterët për fluturimin e parë në Mars, që besohet të bëhet rreth vitit 2030.

Part of the HP space display at MWC
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme