NATO forcon fuqinë e mbrojtjes pasi Rusia dhe Kina po “krijojnë një fushë të re beteje në hapësirë”

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Shefat e NATO-s planifikojnë të forcojnë aftësitë ushtarake në hapësirë, duke treguar se grupi është akoma i gatshëm për epokën moderne mes një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina.

Blloku i sigurisë prej 29 anëtarësh do të nisë aftësitë e reja për të krijuar një mburojë kundër raketave ruse dhe kineze me performancë të lartë që mund të godasin Evropën brenda disa minutave pas lëshimit, shkruan express.co.uk, transmeton telegrafi. Aleanca transatlantike nuk do të dërgojë menjëherë armë në hapësirë, por do të sigurojë që sistemet, duke përfshirë laserët, janë të aftë të rrëzojnë raketat e armikut dhe mbrojtjen ajrore dhe të shkatërrojnë satelitët.

Puna fillestare mbi forcën e re hapësinore të NATO-s do të përqendrohet në mbrojtjen e satelitëve të rëndësishëm për komunikimet moderne.

Kështu, politika e re do ta bëjë Aleancën të jetë gati për betejë në tokë, ajër, det, dhe rrjete kompjuterike dhe hapësirë.

Do të vijë gjithashtu si një fitore e madhe për Donald Trump, i cili më parë e ka quajtur NATO-n “të vjetëruar”.

Gjenerali John W Raymond, kreu i Komandës Hapësinore të SHBA-së, u ka kërkuar aleatëve, pra NATO-s që menjëherë të militarizojnë hapësirën.

NATO gjithashtu është vënë nën presion javët e fundit pasi Emmanuel Macron i Francës tha se aleanca po vuante nga “vdekja e trurit”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme