Dy kosovarë akuzohen se po planifikonin sulm vetëvrasës në Kosovë

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 08:17 | Nga

Vitin e kaluar i akuzuari për terrorizëm, R.A., e kishte takuar K.P. dhe i kishte thënë se “i duheshin të holla për financim, si dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm istishadije (vetëvrasës) kundër shtetit, kundër qeverisë”, duke aluduar në shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë bisedë e kishte hapur para K. P. duke i kërkuar indirekt që të pranojë për ta kryer sulmin vetëvrasës. Mirëpo K.P. nuk kishte pranuar.

Shkaku i aktiviteteve të tilla propaganduese të ndërlidhura me terrorizëm dy kosovarët, R.A. dhe K.P., të enjten janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme