Dy kutet e presidentes dhe shëtitjet e kryeministrit marksist

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 17:33 | Nga Valon Syla

Viti i ri, nisi me probleme dhe budallaki të vjetra.

1) Në njërën anë, presidentja Osmani nuk e nënshkruan dekretimin e kryeprokurorit, duke u thirrur që po e pret Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Ligjin për Rroga e nënshkruan edhe pse është i sfiduar në Gjykatë, plus as nuk i din askush koeficientët e rrogave. Palaço!

2) Kryeministri marksist paska vendos me shku ne konferencën kapitaliste të Davosit, duke vazhduar avazin e udhëtimeve të shpeshta pa cak, pa drejtim dhe pa rezultat.

3) Për herë të parë qe 10 vjet, Amerika na thotë s’ka njohje të dyanshme bash në këtë qeverisje? Çka ndodhi? Pse ndryshoi qëndrimi Amerikan?

Ose s’ka transparencë për dialog? Turp, vetë-shkatërrues!

Gazetarët dhe shoqëria civile pjesërisht po përcjellin çka po ndodh se opozita ende në hije dhe të frikësuar. Kish qenë mirë me u dhezë pak.

Bahet mirë. Ndoshta më 2024.

Të ngjashme