“Duhet të na njihen dy shtetësitë, kjo është mënyra më e afërt që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Kisha kërkuar nga Shqipëria, ta merr një hap të tillë, që të mos mbesin të izoluar”, deklaroi ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kanë marrë shtetësinë shqiptare gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me një dekret të lëshuar më 20 nëntor të këtij viti i dha shtetësinë shqiptare ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, raporton Insajderi.
Ndërkaq, më parë gjatë muajit nëntor, me shtetësi shqiptare u pajisë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Teksa dy ministrat e Qeverisë së Kosovës janë pajisur me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha javën e kaluar se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë liberalizimin e vizave dhe kërkoi që Shqipëria t’i pajisë ata me pasaporta.