Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka dhe ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, turin në Anamoravë e kanë vazhduar, pas Gjilanit, me vizitë në komunë e të Kamenicës, raporton Ekonomia Online.
Të dy pas takimit me kryetarin e komunës Qëndron Kastrati kanë mbikëqyrë punimet në realizimin e tri projekteve: “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit”, “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” si dhe “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik”.
Lluka tha se do të vazhdojnë të investojnë në Kamenicë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Ne sot jemi këtu për herë të dytë dhe më vjen mirë që projektet po shkojnë ashtu siç duhet, më vjen që kemi partner të mirë lokal që të bashkëpunojmë”.
Ministri Matoshi tha se viti 2019 do të jetë vit i Kamenicës ku do të ndahet buxhet për realizim të projekteve të mëdha.
“Patëm sot një vizitë dhe punët po ecin mirë dhe shpresojmë që punët tona të përfundojnë brenda afatit kohor”.
“Ne kemi ndarë 80 mijë euro për ujësjellës dhe rrugë. Viti 2019 do të jetë vit i investimeve në komunën e Kamenicës që prekin direkt jetën e qytetarit”.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati falënderoi ministrat për vizitën, raporton EO.
“Falënderoi ministrat për vizitën dhe bashkëpunimin si dhe kujdesin për të parë se si po shkojnë projektet e filluara”, tha ai.