Lluka: Historikisht, blerjen kryesore të energjisë elektrike e kemi nga Serbia

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, ka thënë se Kosova për vite me radhë ka blerë energji elektrike nga Serbia.

Ai, në Info Magazine, ka theksuar se Kosova duhet të sigurojë prodhimin e saj të energjisë elektrike dhe jo ta blejë atë nga shtete si Serbia.

“Ne historikisht blerjen kryesore e bëjmë nga Serbia, gjithmonë blejmë në tregun ndërkombëtar, dhe aty normalisht Serbia është furnizuesi jonë për shkak të çmimeve më të favorshme. Nëse e shikojmë në dhjetë vjetët e fundit diku rreth 650 milionë euro në vit i kemi importuar nga Serbia, fatkeqësisht”.

“Këtu vjen edhe tema tjetër e furnizimit apo e sigurisë së furnizimit të shtetit pra me energji. Një shtet që ka konflikt të vazhdueshme me fqinjët tanë, ne varemi tërësisht nga ai shtet. Kjo është normalisht baza e një menaxhimi të keq të energjisë sepse nuk e sigurojmë, pasi i kemi resurset tona”.

“Por, duhet të varemi nga shtetet tjera. Ka qenë fatkeqësisht kështu dhe do të vazhdojë edhe për një kohë derisa ne nuk kemi një mekanizëm ku fillojmë të prodhojmë më shumë energji elektrike”,ka thënë Lluka.

Të ngjashme