Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me javën e 22-të.
Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen Ballkani-Gjilani.
Suharekasit kërkojnë fitore dhe ta ruajnë vendin e parë në tabelë pas disa rezultateve të dobëta.
Në anën tjetër, të kuqtë nga Gjilani nuk dinë për fitore tash e pesë xhiro.
Të shtunën luajnë edhe Malisheva-Feronikeli 74.
Në bazë të formës, malishevasit janë favorit në letër, por nuk duhet nënvlerësuar Niklin që me Shefki Kuqin në krye kanë marrë dy barazime.
E Malisheva e cila triumfoi përballë Prishtinës në mesjavë e sheh veten e katërta në klasifikim.